image Bulliqi-Veliut: Ministri kallushan me një krah mustaqe nuk i ndaloi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Kosovë

Bulliqi-Veliut: Ministri kallushan me një krah mustaqe nuk i ndaloi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

news image

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Hoti, e cila lejoi që të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Veri të Mitrovicës.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Punëve të Brendshme ka në kompetencë lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve, duke ofruar siguri.

Ministrin e këtij dikasteri, Bulliqi e ka quajtur “ministër kallushan me një krah mustaqe”.

“Shtrohet pyetja për këtë qeverinë “Koti” me mandat të grabitur, e me këta ministra kallushana me nga një krah mustaqe, nëse nuk kanë arritur t’i ndalojnë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, se paku a kishin mundur që këtë llogo të këtij krimineli, në të cilën Kosova është nën Serbi, ta ndalojnë të shfaqet anë e kënd Kosovës….!?, ka shkruar Bulliqi në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=4433388806732879&set=a.674630745942056&type=3&theater