image Bulliqi shpjegon fotografinë ku shihet së bashku me Kurtin duke përqafuar lisin

Kosovë

Bulliqi shpjegon fotografinë ku shihet së bashku me Kurtin duke përqafuar lisin

news image

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e cila po komentohet shumë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë fotografi ata dy shihen teksa përqafojnë trungun e një lisi. Bulliqi tregon se nuk ka ndonjë domethënie por që është vetëm një  fotografi e rastit.

Ai është shprehur se kanë pasur dëshirë ta mbajnë si një kujtim këtë lis të vjetër mbi 600 vjeçar të Podujevës./Gazeta Sinjali/