Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e cila po komentohet shumë, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë fotografi ata dy shihen teksa përqafojnë trungun e një lisi. Bulliqi tregon se nuk ka ndonjë domethënie por që është vetëm një fotografi e rastit.
Ai është shprehur se kanë pasur dëshirë ta mbajnë si një kujtim këtë lis të vjetër mbi 600 vjeçar të Podujevës./Gazeta Sinjali/