Dy kosovarë përfunduan në prangat e Policisë serbe sot në mesditë. Ata u arrestuan në Dabinoc, pasi dyshohen për vjedhje të pyjeve. Arrestimin e tyre e konfirmoi MPB-ja e Serbisë dhe njoftoi se të dyshuarit janë Z.M dhe N.M.
Për dy të dyshuarit foli edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi në një prononcim për Sinjalin.
Bulliqi tha se nuk është polic të jap informacione për arrestimin e qytetarëve të tij, duke “bërë të ditur” se është kryetar.
“Unë nuk jam polic. Unë jom kryetar i komunës, ju është mirë për këto gjëra me thirrë policinë me vet”.
Gazeta Sinjali gjatë ditës së sotme ka tentuar të marrë informacione edhe nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këtë rast.
Ndërsa, në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë thuhet se të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.