image Bulliqi kandidati i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevën, në ora 18:00 dalin rezultatet e votimit

Politikë

Bulliqi kandidati i vetëm i Lëvizjes Vetëvendosje për Podujevën, në ora 18:00 dalin rezultatet e votimit

news image

Shpejtim Bulliqi është kandidati i vetëm i Lëvzjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, por, për ta zyrtarizuar kandidaturën ai duhet të fitojë 51% të votave të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje atje. Procesi i votimit është i hapur deri në orën 17:00 ndërsa në orën 18:00 pritet publikimi i rezultateve, raporton Gazeta Sinjali.

Duket se në partinë e Albin Kurtit, Shpejtim Bulliqit po i realizohet synimi i tij për kandidat për kryetar të Podujevës.

Sot ai është kandidati i vetëm për Podujevën, këtë informacion e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, Bahri Selimi, sekretar organizativ i LVV-së në Podujevë.

“Jemi në proces të votimit të brendshëm për kanidatin, deri në ora 17:00 procesi  është i hapur.  Rreth orës 18:00 dalin rezultatet. Shpejtim Bulliqi është kandidat i vetëm. Por i duhen 51 perqind të votave”, tha Selimi të dielën për Gazetën Sinjali.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Shpejtim Bulliqin por ai nuk ka pranuar të flasë, duke konfirmuar se në orën 18:00 do të dihet përfundimisht nëse do t’i marrë votat e nevojshme për të kandiduar për kryetar të Podujevës.

Bulliqi ka dhënë dorëheqje nga LDK-ja në gusht të vitit 2019,  menjëherë pasi Isa Mustafa u rizgjodh kryetar i partisë.

Ai u anëtarësua në Lëvizjen Vetëvendosje dhe arriti të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/