image Bulliqi akuzon Rudarin për punësim të paligjshëm të vëllait dhe mbesës në institucione

Politikë

Bulliqi akuzon Rudarin për punësim të paligjshëm të vëllait dhe mbesës në institucione

news image

Kandidati për Kryetar të Komunës së Podujevës nga Lëvizja Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi e ka akuzuar për nepotizëm kundërkandidatin e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i cili është kryetar në detyrë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Bulliqit, Rudari e ka caktuar vëllain e tij si ushtrues detyre të drejtorit të një shkolle, po ashtu edhe vajzën e vëllait të tij si mësuese, që sipas tij ka pasur tjerë që kanë pritur ndër vite për këtë pozitë.

Madje, sipas tij, mbesa e Rudarit u pranua si mësuese para se të diplomonte.

“Vllain e vet e ka zgjedhur si ushtrues detyre në mesin e 100 të punësuarve që janë në atë shkollë, pavarësisht se janë ardhë me master. Më 1 korrik e punëson vajzën e vllait, ende pa diplomuar, në mesin e shumë personave të tjerë që janë me master dhe janë duke pritur që shumë vite”, tha Bulliqi në T7./Gazeta Sinjali/