image Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Botë

Bullgaria shpall gjendjen e jashtëzakonshme

news image

Republika Çeke ka vendosur të mbyllë kufinjtë e saj për shtetasit e huaj.

Ky vendim do të hyjë në fuqi mesnatën e së dielës pas vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit.

Në Çeki janë konfirmuar 120 raste me koronavirus.

Përjashtim bëjnë shtetasit e huaj që kanë qëndrim të përhershëm ose të përkohshëm.

Sllovakia gjithashtu ka deklaruar se do të mbyllë kufinjtë e saj për shtetasit e huaj.

Janë konfirmuar 21 raste me koronavirus në vend.

Ndërkohë ditën e sotme Bullgaria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme deri më 13 prill për shkak të koronavirusit.

Deri më tani janë 23 raste të konfirmuara me koronavirus në Bullgari. /Gazeta Sinjali/