image Bullgaria pret turistët e parë pas pandemisë

Botë

Bullgaria pret turistët e parë pas pandemisë

news image

Bullgaria ka mirëpritur turistët e parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Ministrja e Turizmit, Nikolina Angelkova mirëpriti gati 190 pushuesit nga Holanda dhe Belgjika në aeroportin e Burgasit, me trëndafila dhe një program folklorik.

Vendi më i varfër i Bashkimit Evropian, Bullgaria mbështetet në turizëm, që kontribuon me 12% të PBB-së.

Angelkova shpreson për një sezon të suksesshëm veror, pavarësisht krizës së koronavirusit, por ka pranuar se do të jetë e vështirë./Gazeta Sinjali/