Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, por thotë se vendi i tij, një aleat i NATO-s, do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare.
“Duke qenë kaq afër konfliktit, tani më duhet të them se aktualisht ne nuk do të jemi në gjendje të dërgojmë ndihmë ushtarake në Ukrainë. Kjo nuk do të jetë e mundur”, tha Petkov, shkruan Al Jazeera.
Bullgaria nuk kufizohet me Ukrainën, por ka pranuar mijëra refugjatë deri tani.