image Bullgaria zvogëlon shpejtësinë e lejuar në pjesën ku ndodhi aksidenti tragjik

Kosovë

Bullgaria zvogëlon shpejtësinë e lejuar në pjesën ku ndodhi aksidenti tragjik

news image

Ministria e Zhvillimit Rajonal dhe e Punëve Publike e Bullgarisë, sot ka marrë vendim që të ulet shpejtësia në pjesën e autostradës në “Strumë”, ku para një jave një autobus nga Maqedonia e Veriut u aksidentua, e si pasojë e kësaj humbën jetën 45 persona, shumica shqiptarë.

Ministrja Violeta Komitova ka thënë se nuk e kupton se si në vitin 2013, u rrit shpejtësia nga 90 km në orë në 120 km në orë, përcjell “Novinite.bg”, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas ekspertëve bullgarë, në kthesat me pjerrtësi mbi 4 për qind nuk mund të lejohet shpejtësi më e madhe se 90 km në orë.

“Ka masa urgjente që ne i kemi rekomanduar. Urgjentisht kufizohet shpejtësia në 90 km/h. E dyta është vendosja e reflektorëve në seksione të rrezikshme çdo 10-12 metra”, ka thënë ministrja Komitova ./GazetaSinjali/