Bullgaria e ka nivelin më të lartë në botë të vdekjeve nga koronavirusi për 100.000 banorë.
Ky shtet ka regjistruar 338.83 vdekje për 100.000 banorë, ndërsa në vendin e dytë është Brazili me 287.46 vdekje për 100.000 banorë, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.
Shteti tjetër evropian në listën e pesë vendeve me shkallën më të lartë të vdekjeve është Rumania, në vendin e tretë, me 237.73 vdekje për 100.000 banorë, shkruan The Guardian.
“Secilën ditë, Bullgaria humb njerëz sa në një rrëzim aeroplani. Është vërtet e tmerrshme”, tha për Euronews, Ruzha Smilova, drejtore e programit në Qendrën për Strategji Liberale.
Bullgaria, është një ndër shtetet më shkallën më të ultë të vaksinimit kundër COVID-19. /GazetaSinjali/