Të gjitha shkollat, restorantet dhe qendrat tregtare do të mbyllen në Bullgari për dhjetë ditë, duke filluar nga 22 marsi, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.
Bullgaria e cila më 4 prill do të mbajë zgjedhjet parlamentare, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 4 mijë e 201 raste pozitive me COVID-19.
Sipas raporteve, në spitale janë të shtrirë 7 mijë e 804 pacientë, duke përfshirë 609 që janë në kujdesin intensiv.
Në 24 orët e fundit, në këtë vend kanë vdekur 136 persona si pasojë e COVID-19, duke rritur numrin e përgjithshëm në 11.715. Gjithsej raste pozitive në Bullgari, nga fillimi i pandemisë, janë shënuar 291mijë e 769./Gazeta Sinjali/