image Bullgaria i jep mandatin e dytë Radevit në krye të shtetit

Evropë

Bullgaria i jep mandatin e dytë Radevit në krye të shtetit

news image

Bullgaria i ka besuar një tjetër mandat në krye të Presidencës Rumen Radevit, i cili është bërë simbol i lëvizjes kundër korrupsionit në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian. 58-vjeçari, një ish-pilot luftarak mori 63 deri 65 për qind të votave, sipas sondazheve të para.

Kundërshtarja e tij Anastasia Gertzhikov, e cila kishte mbështetjen e partisë konservatore “GERB” të ish-kryeministrit Bojko Borisov, fitoi 31 deri 33 për qind të votave. Votimi, i katërti në një vit në Bullgari, u zhvillua në mes të valës vdekjeprurëse të pandemisë Covid-19.

Më pak se 25 për qind e 6.9 milionë njerëzve janë plotësisht të vaksinuar në Bullgari, vdekshmëria është ndër më të lartat në botë dhe sistemi shëndetësor po lëkundet.

Rizgjedhja e tij është një lajm i mirë për luftën kundër korrupsionit për partinë e re, fituese e zgjedhjeve parlamentare të së dielës së kaluar.

Në verën e vitit 2020, Rumen Radev qartazi doli në anën e protestuesve që kërkonin dorëheqjen e Bojko Borisov.

Më pas, pas zgjedhjeve të 4 prillit, të cilat shënuan edhe rënien e Borisov, por që përfunduan në një ngërç politik, Radev u rikthye në qendër të vëmendjes.

Ai zgjodhi figura të reja në qeverinë e përkohshme, e cila fitoi shumë popullaritet kur nxori në dritë praktikat korruptive të periudhës së Borisov. /Gazeta Sinjali/