Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev, shkruan Gazeta Sinjali.
Ambasadori Gudjev, siç njofton kumtesa, ka konfirmuar njëherësh edhe gatishmërinë e Bullgarisë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale.
“Gudjev ritheksoi veçmas gatishmërinë e bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe përkrahjen e shtetit bullgar për perspektivën euroatlantike të Kosovës”, theksohet në kumtesë.
Kryekuvendari Konjufca, ka shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të shtetit bullgar, me theks të veçantë në kuadër të shkëmbimit të përvojave në fusha të ndryshme ekonomike, arsimore e kulturore.
Situata me pandeminë dhe përpjekjet për sigurimin e vaksinave ishte po ashtu në fokus të takimit, me ç’rast u konstatua se lufta kundër pandemisë mbetet prioritet kryesor i institucioneve shtetërore të Kosovës. /Gazeta Sinjali/