Me shtimin e masave nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë për parandalim e përhapjes së Covid-19, banorët e fshatit Krushë e Madhe, të cilët merren me bujqësi, janë dëmtuar rëndë ekononomikisht.
Kjo pasi produktet të cilat janë të gatshme të dalin në treg do t’i mbesin në shtëpi.
Kryetari i këshillit të fshati,t Krushë e Madhe, Selami Hoti, deklaroi se prodhimet të cilat do të duhet të shiteshin në pranverë dhe të cilat tanimë i kanë bërë gati për treg, kanë mbetur pa u shitur, duke e rënduar kështu ekonomin e çdo familjeje në këtë fshat.
Kryetari i Krushës me këtë rast, u bëri thirrje qytetarëve të mos koncentrohen vetëm te produktet bazike, mirëpo të blejnë produktet që këta të fundit i prodhojnë.
Hoti kërkon nga qytetarët e Krushës të sillen konform rregullave të Institutit të shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se në fshatin Krushë e Madhe, janë 28 të dyshuar me koronavirus dhe deri më tani asnjë i konfirmuar./Gazeta Sinjali/