image Bujqit paralajmërojnë protestë me 200 traktorë para Ministrisë së Bujqësisë - Sinjali

Bujqit paralajmërojnë protestë me 200 traktorë para Ministrisë së Bujqësisë

news image

Gjatë ditës së enjte, në Kosovë do të mbahet një protestë nga fermerët e pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo protestë do të mbahet me traktorë dhe mjete tjera bujqësore para Ministrisë së Bujqësisë.

Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se në protestë do të jenë 200 traktorë.

E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqëve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktora), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqëve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftim./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin