image Çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur për 8.86 %

Prodhime Vendore

Çmimet e prodhimeve bujqësore janë rritur për 8.86 %

news image

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar indeksin e çmimeve të prodhimeve dhe çmimet në bujqësi për tremujorin e tretë të këtij viti, ku vlerësohet se indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rënie për -2.75%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020. Kurse, indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 16.99%.

Sipas ASK-së, ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.

“Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë”.

Në komunikatë të ATK-së thuhet se “Indeksi i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 16.99%. Ndërkaq, indeksi i përgjithshëm i prodhimeve bujqësore ka rritje për 8.86%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2020”./GazetaSinjali/