image Bujku në Prizren rrah shoferin e kombajnës që nuk ia korri grurin

Siguri

Bujku në Prizren rrah shoferin e kombajnës që nuk ia korri grurin

news image

Një bujk në fshatin Gjonaj të Prizrenit nuk ia ka falur shoferit të kombajnës refuzimin që të mos e korrë grurin në arën e tij, raporton Gazeta Sinjali.

Një burim brenda Prokurorisë Themelore në Prizren tha për Sinjalin se bujku dyshohet se e ka rrahur shoferin e kombajnës për shkak se ai sot nuk kishte shkuar që të korrë grurin në arën e tij, por kishte vajtur në arën e komshiut.

Për shkak të këtyre dyshimeve, ky burim bën të ditur se bujku në fjalë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjali/