image BSPK: Draftligji i pagave është i papranueshëm, diskriminon punonjësit e Kosovës

Sociale

BSPK: Draftligji i pagave është i papranueshëm, diskriminon punonjësit e Kosovës

news image

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Sindikata e Zjarrfiksëve, shprehen të pakënaqur me ligjin e ri të pagave. Ata po kërkojnë nivelizim me shërbimet e tjera, pasi thonë se ata janë të gatshëm të jenë në shërbim të popullit por jo në shërbim të neglizhencës.

Atdhe Hykolli nga BSPK, thotë se ligji i ri për paga është i papranueshëm pasi që kjo diskriminon punonjësit e Kosovës.

Hykolli ka thënë se BSPK-ja është pjesë e ligjit të pagave.

“Ne kemi biseduar vetëm pjesën e parë të draftit. BSPK-ja i ka pasur edhe konkluzionet e veta, ndërsa pjesa tjetër shtojcat që kanë dalë në publik, për ne është e papranueshme dhe nuk e pranojmë në formën që ka dalë në mjetet e informimit. Ne jemi pjesë e komisionit”, thotë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë pasur një takim dhe po presin pjesën zyrtare që vetë ata kanë deklaruar që do ta dërgojnë dhe diskutojnë. M

Sa i përket ndarjes së kategorive, Hykolli shprehet se të gjitha kategoritë e punonjësve janë nënvlerësuar  nga drafti që ka dalë, përveç asaj politike. Ndërsa i pyetur se a do të ketë ndonjë protestë për këto pakënaqësi, ai nuk e mohoi, pavarësisht asaj që tha se është duke u munduar të dialogojë për këtë çështje.

Tutje Hykolli the se “Unë mendojë që të gjitha kategoritë, përpos atyre që janë politike, të gjitha kategoritë e tjera, punonjësit tonë, anëtaret tonë që janë pjesë e punës në Kosovë, janë të nënvlerësuar me këtë draft që ka dalë jashtë”Ne paraprakisht po mundohemi sepse ne jemi partner social me Qeverinë e Kosovës, andaj po mundohemi që gjërat t’i dialogojmë, mirëpo siç e dinë i gjithë opinioni, ne i kemi edhe veprimet sindikale por po besojë që nuk do të shkojë puna deri tek ndonjë protestë”, tha Hykolli.

Kurse Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikëseve tha për KP, që pavarësisht shpresës për favorizimin e ligjit të pagave, ata ndihen si një kategori që përfiton më së paku nga buxheti i Kosovës. Një ndër kërkesat e tyre është nivelizimi me shërbimet e tjera të sigurisë, pasi që sipas tij, ndihen të disfavorizuar në raport me ata.

Tutje ai theksoi që zjarrfikësit në përgjithësi janë të gatshëm të jenë çdoherë në shërbim dhe ndihmë të popullit, por jo edhe të gatshëm të rrezikojnë shëndetin dhe jetën për shkak të neglizhencës së institucioneve.

/GazetaSinjali/