image Bruno Fernandes zgjidhet lojtari më i mirë i Ligës Premier për muajin dhjetor

Futboll

Bruno Fernandes zgjidhet lojtari më i mirë i Ligës Premier për muajin dhjetor

news image

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes është zgjidhur lojtari më i mirë i Ligës Premier për muajin dhjetor, shkruan Sporti në Sinjali.

Ai ka thyer një rekord ne ligën angleze duke u bërë lojtari i parë që fiton këtë çmim katër herë radhazi në të njëjtin sezon.

“Tre gola dhe katër asistime ishte një muaj i kompletuar. Shënimi dhe asistimi i shokëve të skuadrës është perfekt. Unë dua të arrij trofe dhe çmime të tjera, por jam vërtet i lumtur të bëj histori”, ka thënë fillimisht Fernandes pas marrjes së çmimi. /Sporti në Sinjali/