image Man United rrëmben pozitën e katërt, Ronaldo e Bruno i rikthehen golave

Futboll

Man United rrëmben pozitën e katërt, Ronaldo e Bruno i rikthehen golave

news image

Manchester United zhvilloi ndeshjen e mbetur të xhiros së 18-të në Premierligë sot (e marte) ndaj Brightonit.

Djajtë e Kuq mposhtën Brightonin në “Old Trafford” me rezultat të pastër 2-0.

Cristiano Ronaldo e gjeti rrugën e golit edhe për vitin 2022, që ishte i pari për të, ku e kaloi skuadrën në avantazh.

Bruno Fernandes e dyfishoi rezultatin dhe e realizoi golin e fundit në fund të ndeshjes.

Man United ngritën në vendin e katërt me 43 pikë të arkëtuara.

Mysafirët në anën tjetër kanë vendin e nëntë me 33 pikë të grumbulluara. /Gazeta Sinjali Sporti/