image Portugalia në avantazh ndaj Maqedonisë së Veriut pas pjesës së parë

Futboll

Portugalia në avantazh ndaj Maqedonisë së Veriut pas pjesës së parë

news image

Portugalia është duke udhëhequr ndaj Maqedonisë së Veriut pas përfundimit të pjesë së parë, shkruan Sinjali Sport.

Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes ka arritur ta zhbllokojë sfidën pas një gabimi nga skuadra kundërshtare në minutën e 32-të.

Fernandes vodhi një top nga futbollisti kundërshtar i cili pasoi më pas tek Cristiano Ronaldo dhe ky i fundit më pas pasoi tek bashkëlojtari i tij për golin e avantazhit.

Portugalia është 45 minuta tani larg për tu kualifikuar në Botërorin “Katar 2022”.

Ndërkohë në finalen tjetër të play-off mes Polonisë dhe Suedisë, pjesa e parë ka përfunduar me rezultat pa gola.

/GazetaSinjaliSport/