I huazuari i Chelseat të Southamtoni, Armando Broja, i ka dërguar në mënyrë indirekte drejtoreshës së Chelseat Marina Granovskaia dhe trajnerit Thomas Tuchel se ai planifikon që të mos largohet nga Premier Liga derisa forma e tij po bëhet gjithnjë e më e mirë.
20 vjeçari, së fundi tregoi edhe njëherë instiktin e tij për gol duke shënuar ndaj Brightoni dhe paraqitja e tij ngjalli reagime të shumta nga tifozët e Chelseat të cilët në rrjetet sociale kërkonin me ngulm rikthimin e tij në “Stamford Bridge” duke thënë se ai do të ishte më i mirë se Romelu Lukaku në vijën e sulmit.
“Po më pëlqen vërtet aventura ime këtu. Unë jam një lojtar i ri dhe është e mahnitshme që e kamë këtë mundësi për të qenë në Premier Ligë dhe për të fituar përvojë dhe për t’u bërë një lojtar më i mirë dhe për të punuar me lojtarë më të mirë”, tha sulmuesi i ri për “Daily Echo”.
“Është një ëndërr e realizuar. Unë thjesht po përpiqem të përmirësohem çdo ditë. Sigurisht që ka gjithmonë konkurrencë. Kjo është Premier Liga, është liga më e vështirë, gjithmonë do të ketë konkurrencë në ekip”, shtoi ai.
Ai më tutje tha se do të vazhdojë të punojë më kokë ulur për ta ndihmuar ekipin e tij.
“Unë thjesht do të mbaj kokën ulur dhe do të përpiqem të ndihmoj ekipin sa më shumë që të jetë e mundur dhe u ndjeva mirë që arrita të shënojë një gol të shtunën, por gjëja kryesore është skuadra. Nuk isha i lumtur se nuk arritëm të merrnim tre pikët”, tha në fund Broja. /Gazeta Sinjali Sporti/