Chelsea është duke e zhvilluar miqësoren e fundit parasezonale para rikthimit në aksion për sezonin 2022-23.
Blutë janë duke luajtur ndaj skuadrës italiane, Udinese.
Thomas Tuchel i ka besuar shqiptarit Armando Brojës për ta drejtuar linjën sulmuese, duke e futur në formacionin startues.
Reprezentuesi i kombëtares shqiptare megjithatë ka dëshpëruar, duke e bërë një huqje “epike”.
Ziyech ???? Broja ???? pic.twitter.com/MJpsz6NMbt
— zack_fpl (@ZACK_FPL) July 30, 2022
Pas një pasimi të bukur nga Ziyech, Broja nuk arriti të fuste topin në rrjetë pavarësisht se u gjend në një pozitë mjaft të mirë, përballë portierit nga një distancë shumë e shkurtër.