image Mbretëresha e Britanisë së Madhe uron ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kosovë

Mbretëresha e Britanisë së Madhe uron ditën e Pavarësisë së Kosovës

news image

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth R, i ka dërguar telegram urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë.

Ajo ka uruar që Kosova të ketë periudha ende më të mira në të ardhmen.

Me rastin e festës së rëndësishme të ditës suaj të pavarësisë, dua ta përgëzoj Shkëlqesinë Tuaj dhe t’ia dërgoj urimet e mia popullit të Kosovës. Ndërsa i kapërcejmë sfidat globale shëndetësore së bashku, me vendosmëri dhe këmbëngulje, uroj që të kemi periudha më të mira në të ardhmen”, thuhet në telegramin e Mbretëreshës Elizabeth.

Kurse, presidentja Vjosa Osmani ka falënderuar Mbretëreshën Elizabeth dhe ka potencuar se Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Kosovës dhe e ka mbështetur vendin tonë jo vetëm në procesin e arritjes së lirisë, por edhe në procesin e shtetndërtimit.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BUCKINGHAM BUCKINGP PALACE 14 February 2022 Her Excellency, Vjosa Osmani President of the Republic fKosovo As you celebrate the important occasion of your Independence Day, would like to congratulate Your Excellency, and send my good wishes to the people of Kosovo. As we overcome global health challenges together, with determination and fortitude, may we look to better times in the future. ELIZABETH R."

/GazetaSinjali/