image Britania: Pushtimi i Ukrainës mund të ndodhë së shpejti

Botë

Britania: Pushtimi i Ukrainës mund të ndodhë së shpejti

news image

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, thotë se është e qartë që Rusia mund ta pushtojë Ukrainën. Ajo e sheh këtë gjë si kërcënim për stabilitetin e gjerë evropian.

Udhëheqësit politikë rusë mohojnë akuzat perëndimore se po planifikojnë të pushtojnë, por thonë se mund të ndërmarrin veprime të papërcaktuara “ushtarake-teknike” nëse nuk plotësohen një sërë kërkesash, duke përfshirë ndalimin e Kievit nga anëtarësimi në aleancën e NATO-s.

“Ende është rasti që pushtimi të mund të jetë i afërt në kohë dhe ai është me gjasa të mëdha”, shtoi zyrtarja e lartë britanike.

Tutje ajo shtoi se kjo çështje ka të bëjë me stabilitet më të gjerë global dhe se duhet t’i japim mesazh Vladimir Putinit se nuk mund të ketë shpërblim për agresionin.

/GazetaSinjali/