image Britania: Njësitë ruse po kthehen në Bjellorusi për furnizim

Botë

Britania: Njësitë ruse po kthehen në Bjellorusi për furnizim

news image

Përqendrimi i Rusisë në një ofensivë në rajonin e Donjeckut dhe Luhanskut është “një pranim i heshtur” se ajo po ka vështirësi që të mbajë më shumë se një front të ofensivës, tha Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.

Njësitë që kanë pësuar humbje të mëdha janë detyruar që të kthehen në Rusi dhe Bjellorusi për t’u rifurnizuar dhe riorganizuar, gjë që po vendos presion “mbi logjistikën tashmë të mbingarkuar të Rusisë”, tha Britania.

Ministria e Mbrojtjes tha se forcat ruse me gjasë do të kompensojnë aftësinë e reduktuar të manovrimit tokësor përmes sulmeve masive të artilerisë dhe sulmeve me raketa.

/GazetaSinjali/