Britania do të heqë gradualisht importet e naftës dhe produkteve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022, ka njoftuar kryeministri Boris Johnson.
“Në një tjetër goditje ekonomike ndaj regjimit të Putinit pas pushtimit të paligjshëm të Ukrainës, Britania e Madhe do të largohet nga varësia nga nafta ruse gjatë gjithë këtij viti, duke u mbështetur në paketën tonë të ashpër të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare”, tha Johnson në një deklaratë, shkruan Al Jazeera.
“Ne kemi besim se kjo mund të arrihet gjatë vitit, duke siguruar kohë të mjaftueshme për kompanitë që të përshtaten dhe duke siguruar që konsumatorët janë të mbrojtur“, përfundoi kryeministri britanik.