image Britania anulon fluturimet drejt Kinës

Botë

Botë/ Britania anulon fluturimet drejt Kinës

news image

Kompania më e madhe ajrore britanike ka anuluar fluturimet drejt Kinës, transmeton Gazeta Sinjali.

Të mërkurën, kompania ajrore britanike “British Airways” njoftoi pezullimin deri në mars të të gjitha linjave direkte nga Londra drejt Pekinit dhe Shangait.

Virusi vdekjeprurës në Kinë ka marrë jetën e 132 persona dhe ka infektuar më shumë se 6 mijë të tjerë, kështu duke kapërcyer shkallën e infeksionit të virusit të mëparshëm vdekjeprurës, SARS.

SARS-i ishte një tjetër sëmundje e organeve të frymëmarrjes që vrau më shumë se 600 njerëz në të gjithë botën në vitet 2002-2003.

Vende të ndryshme po punojnë për riatdhesimin e shtetasve të vet, mirëpo infeksioni tashmë është përhapur në 16 shtete të botës, mes tyre janë edhe Franca me Gjermaninë.

Qytetarëve britanikë të mbetur në epiqendrën e epidemisë, në qytetin kinez të Wuhanit, iu tha të kontaktonin Ambasadën e Britanisë në Pekin për të sqaruar mënyrën se si mund të kthehen në atdhe.

Masa të ngjashme për riatdhesimin e banorëve të tyre kanë nisur të marrin edhe Italia, Franca, Japonia dhe SHBA-ja./Gazeta Sinjali/