Ndonëse “luftuan” që të shpëtojnë nga talebanët, refugjatët afganë të strehuar në Britaninë e Madhe duan të shkojnë sërish në shtëpi duke u shprehur se nuk munden të jetojnë më në kushtet e këqija me të cilat përballen, shkruan The Mirror.
Jetesa në hotele për shumë familje afgane është bërë e pamundur, por kjo situatë duket se do të vazhdojë dhe për muajt e ardhshëm pasi ende nuk kanë gjetur shtëpi të përshtatshme për to.
Afganët u mirëpritën në fillim të gushtit nga Boris Johnson gjatë Operacionit Mirëseardhje e Ngrohtë.
Sipas programit 7000 afganë u mirëpritën për të rindërtuar jetën e tyre, për të gjetur punë, për të ndjekur arsimin dhe për t’u integruar në komunitetet e tyre lokale.
Tani disa nga refugjatët kanë thënë se “nuk mund ta durojnë më këtë situatë”
“Kam pasur disa pacientë që më thonë se duan të shkojnë në shtëpi. Një burrë, 67 vjeç, vazhdonte të thoshte: Nuk mund ta duroj më këtë. Më duhet të dal nga kjo dhomë (hoteli). Unë thjesht dua lirinë time nga hoteli. Më duhej t’i jepja ilaçe dhe gruas time sepse ishte shumë e mërzitur”, tha një mjek./GazetaSinjali/