Kosova është duke u përballur me një mot të pazakontë gjatë ditës së sotme, kjo ngaqë paraditja ishte me shi, stuhi e breshër, ndërsa pasdite kanë filluar prapë të dominojnë rrezet e diellit.
Ky mot i ka shkaktuar mjaft telash disa banorëve të Llugaxhisë në Lipjan, shkruan Gazeta Sinjali.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, qartazi vërehet se si breshëri i madh ka shkatërruar të mbjellurat.