image Breshër i madh edhe në Drenas - VIDEO

Kosovë

Breshër i madh edhe në Drenas – VIDEO

news image

Temperaturat sot në vendin tonë kanë pësuar ulje, pas disa ditësh temperatura të larta.

Si pasojë e këtyre ndryshimeve, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte njoftuar se sot do të ketë reshje shiu e në disa vende edhe breshër.

Në Drenas sot kanë filluar reshje të shoqëruara edhe me breshër dhe erëra të forta, njofton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka publikuar video nga qyteti i Drenasit, ku shihet duke rënë breshër.

Pamjet mund t’i shihni këtu https://fb.watch/6NhxMqLo21/

Mot të ngjashëm ka pasur edhe në disa komuna tjera të Kosovës. /GazetaSinjali/