image Brent Renaud, i pari gazetar i huaj që vritet duke mbuluar luftën në Ukrainë

Botë

Brent Renaud, i pari gazetar i huaj që vritet duke mbuluar luftën në Ukrainë

news image

Brent Renaud, u bë i pari gazetar i huaj që ka humbur jetën duke mbuluar luftën në Ukrainë.

Renaud është qëlluar sot për vdekje në qytetin Irpin jashtë Kievit, thotë policia.

Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov tha se ai ishte shënjestruar nga ushtarët rusë. Dy gazetarë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Po qarkullojnë fotografi që tregojnë një ID shtypi për Renaud që është lëshuar nga New York Times.

Në një deklaratë, gazeta tha se ishte e pikëlluar kur dëgjoi për vdekjen e Zenaud, por se ai nuk kishte punuar për gazetën në Ukrainë.

Ai ka punuar për herë të fundit për Times në vitin 2015, tha NYT, dhe ID e shtypit që ai mbante në Ukrainë ishte lëshuar vite më parë. Nuk ishte menjëherë e qartë se për kë punonte Renaud në Ukrainë.

/GazeaSinjali/