image Brenda sallës fjalime politike, jashtë veprime të paligjshme

Kosovë

Fushata/ Brenda sallës fjalime politike, jashtë veprime të paligjshme

news image

Teksa në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, drejtuesit e Partisë Demokratike gjatë fjalimve të tyre proklamonin ligjshmëri dhe rregull në vend, jashtë këtij objekti ku po mbahej konventa e Partisë Demokratike të Kosovës, ishin uzurpuar vendkalimet për këmbësorë, shkruan Sinjali.

Qytatarët kanë ngritur shqëtësimin se si pasojë e fushatës dhe veprimeve të papërgjegjshme të disa pjesëmarrësve të këtij aktiviteti politik, janë bllokuar trotuaret.

Ata i kanë parkuar veturat e tyre në vende të ndaluara duke bërë kundërvajtje në trafik.

Qytetarët janë ankuar në Sinjali se për pasojë nuk po mund të qarkullojnë lirshëm.

Një sinjalizues ka dërguar foton nga vendi i ngjarjes ku shihen vetura të parkuara edhe mbi hapësira të gjelbëruara./Sinjali/