image Brenda një dite vidhen tri vetura në Kosovë

Siguri

Brenda një dite vidhen tri vetura në Kosovë

news image

Tri vetura kanë qenë cak i hajnave në 24 orët e fundit në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, të cilët kanë njoftuar se rastet kanë ndodhur në Drenas, Istog e Malishevë.

Në Drenas, një burrë ka raportuar se disa persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij.

Rast i njëjtë ka ndodhur edhe në fshatin Banjë të komunës së Malishevës. Atje një burrë ka raportuar në Polici persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën.

Ndërsa në fshatin Dubravë të Istogut, një burrë ka raportuar se vetura e tij ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë, kur disa persona të panjohur ia kanë vjedhur atë.

/GazetaSinjali/