COVID-19

Të infektuar

126

Të sheruar

10

Të vdekur

1

'Mamba Chopper'/ Brenda helikopterit ku përfundoi jeta e legjendës Kobe Bryant

news image

Helikopteri fatal më të cilën gjeti vdekjen legjenda e NBA, Kobe Bryant është Sikorsky S-76B i njohur ndryshe si “Mamba Chopper”.

Sot janë publikuar pamjet e helikopterit në të cilin përfundoi jeta e Kobe Bryant dhe e vajzës së tij 13-vjeçare.

Helikopteri ishte në pronësi të Bryant, derisa vetë legjenda e quante atë “Mamba Chopper”.

Sipas The Washington Post, 41-vjeçari e kishte përdorur gjithmonë atë për të shkuar në ndeshjet e tij, derisa ishte pensionuar në prill të vitit 2016.

Bryant e kishte përdorur atë edhe kur ishte dal me gruan e tij Vanessa për ditën e Shën Valentinit, raporton TMZ.

Helikopteri ishte përshkruar si një limuzinë, mirëpo që të dielën e javës së kaluar nuk arriti të fluturonte me sukses, për t’u përplasur kështu në bjeshkët e Los Angelesit.


Shpërndaje artikullin