image Brenda dhomës së negociatave, Lajçak publikon fotografi nga darka Kurti e Vuçiq

Politikë

Brenda dhomës së negociatave, Lajçak publikon fotografi nga darka Kurti e Vuçiq

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë sot në një darkë të shtruar në Berlin, me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Darka e cilësuar si ‘’joformale’’, nisi nga ora 19:45, dhe fotografia e publikuar nga Lajçak tregon për atmosferën dhe ngjyrën e këtij takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe shoqëruar nga sllovaku Lajçak.

“E mirëpritëm mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth Dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, shkroi Lajçak.

/GazetaSinjali/