image Bremer konfirmon largimin nga Torino

Futboll

Bremer konfirmon largimin nga Torino

news image

Mbrojtësi më i mirë i sezonit 2021-22 i zgjedhur nga Serie A, Gleison Bremer ka folur për të ardhmen e tij.

Braziliani ka deklaruar se ai do të largohet nga Torino dhe është duke i shqyrtuar ofertat.

“Është vetëm çështje kohe dhe më pas do të largohem nga Torino. Unë po shqyrtoj disa propozime, do të shohim”, ka deklaruar ai për ‘ESPN’.

Interi ka një marrëveshje me Bremer për kushtet personale që nga janari – dhe ende është në bisedime me Torinon për tarifën përfundimtare, raporton Fabrizio Romano

/GazetaSinjaliSport/