Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa më 26 mars publikoi projektin më të ri muzikor, “Break My Heart”.
Këtë këngë, artistja shqiptare e publikoi të shoqëruar edhe me një videoklip tejet interesant, i cili u mirëprit nga publiku, shkruan Gazeta Sinjali.
“Break My Heart”, ka arritur të marrë mbi 7 milionë klikime në kanalin YouTube vetëm dy ditë që nga publikimi. Krahas klikimeve, artistja shqiptare ka pranuar edhe komente të shumta pozitive nga publiku./Gazeta Sinjali/