Është arrestuar një femër në Gjakovë pasi që e njëjta ka braktisur fëmijën e saj 14 muajsh, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç bën të ditur policia e dyshuara kishte dalë nga strehimorja pa paralajmërim duke braktisur kështu djalin e saj 1-vjeçar.
Zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale, fëmijën e braktisur e kanë dorëzuar te babai i tij.
E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:35 në Gjakovë./GazetaSinjali/