image Botërori i Katarit: Tri rekorde thyhen që në ndeshjen hapëse të edicionit

Futboll

Botërori i Katarit: Tri rekorde thyhen që në ndeshjen hapëse të edicionit

news image

Sot nisi zyrtarisht kampanja e Botërorit të Katarit 2022.

Klubi organizator i këtij eventi, Katari, hapi duelin me Ekuadorin, në kuadër të Grupit A.

Sfida nuk shkoi aspak mirë për nikoqirët, pasi mposhtën nga Ekuadori me rezultat 2-0, me dygolëshin e sulmuesit Enner Valencia.

Kjo ditë hapëse e sotme solli tri rekorde të Botërorit, të cilat ndodhen gjatë sfidës mes këtyre dy skuadrave, raporton Sinjali Sport.

  1. Goli i parë i një Botërori i shënuar nga penalltia

Edicioni i vitit 2022 është turneu i parë i Kupës së Botës që pa që goli i parë të shënohet nga penalltia, me sulmuesin Enner Valencia i cili realizoi golin.

2. Hera e parë që kombëtarja organizatore debuton me humbje në Botëror

Katari është skuadra e parë në historinë 92-vjeçare të Kupës së Botës që humbet ndeshjen e parë si nikoqire e Kupës së Botës.

3. Më së paku goditje të regjistruara

Kishte vetëm 11 goditje në ndeshjen hapëse në Kupën e Botës 2022 midis Katarit (5) dhe Ekuadorit (6), me asnjë ndeshje të Kupës së Botës (që nga viti 1966) që nuk kishte më pak goditje në portë.

Gjatë ditës së nesërme do t’i kemi tre ndeshje në program, me Anglinë dhe Iranin që hapin xhiron e ditës me fillim nga ora 14:00, për të vazhduar me ndeshjen mes Senegalit dhe Holandës nga ora 17:00, dhe për të përfunduar takimin e ditës mes Amerikës dhe Uellsit nga ora 20:00.

/GazetaSinjaliSport/