image Borrelli i shqetësuar për situatën në Veri, flet me Kurtin e Vuçiqin: E di se dy palët janë të gatshme për de-eskalim

Politikë

Borrelli i shqetësuar për situatën në Veri, flet me Kurtin e Vuçiqin: E di se dy palët janë të gatshme për de-eskalim

news image

Kryediplomati evropian, Josep Borrell, ka thënë se situata e krijuar nga serbët në Kosovë, po e shqetëson fort BE-në.

“Shqetësuese është Kosova. Ne menduam se gjërat u qetësuan pas marrëveshjes për targat. Por sërish serbët e Kosovës, pas arrestimit të një ish-polici serb u përgjigjën me shumë probleme nëpër rrugë, duke i bllokuar ato, madje duke hedhur shok-granata ndaj disa prej zyrtarëve tanë policor. Kjo është e papranueshme. E di që të dy palët duan ta de-eskalojnë situatën. Fuqishëm i thërras ato që ta bëjnë një gjë të tillë”, tha Borrell nga Brukseli.

“Por në këtë rast unë isha në kontakt me kryeministrin Kurti,  Miroslav Lajçakun dhe presidentin Vuçiq. Kjo prishje e rendit publik, kjo dhunë nuk janë të përballueshme. Ata duhet t’i kthehen dialogut, duhet ta tejkalojnë tendencën për t’u përballur në rrugë e krijuar bllokada. Kjo nuk është mënyra për të arritur marrëveshje apo vazhduar bisedimet e për të kërkuar zgjidhje, e për të vazhduar procesin e normalizimit në të cilin ata janë të angazhuar”, përfundoi Borrell.

/GazetaSinjali/