image Borrell takohet me Kurtin në Paris, zbulon çka biseduan
[wp-story id="814678"]

Politikë

Borrell takohet me Kurtin në Paris, zbulon çka biseduan

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar sot shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, në kuadër të Samitit të Paqes, që po mbahet në Paris të Francës.

Këtë e ka bërë të ditur Borrell përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Ai ka shkruar se me Kurtin kanë diskutuar për luftën kundër korrupsionit, dhe progresin të cilin e ka quajtur urgjentisht të nevojshëm, në dialogun Beograd-Prishtinë.

“Takim i mirë me kryeministrin Albin Kurti në margjinat e Forumit të Parisit për Paqen për të diskutuar për bashkëpunimin rajonal, luftën kundër korrupsionit dhe progresin që nevojitet urgjentisht në dialogun Beograd – Prishtinë. I ngritëm (në diskutim) integrimin evropian, diskutimin në ardhje të FAC-ut për Ballkanin Perëndimor dhe angazhimin e rëndësishëm dypalësh”, ka shkruar Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas disa udhëheqësve të tjerë botërorë./GazetaSinjali/