image Borrell: Rreth 1100 ushtarë ukrainas trajnohen nga Bashkimi Evropian

Evropë

Borrell: Rreth 1100 ushtarë ukrainas trajnohen nga Bashkimi Evropian

news image

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell deklaroi sot se deri më tani, 1,100 ushtarë kanë marrë pjesë në misionin stërvitor të BE-së për ushtrinë ukrainase.

Borrell përmes një postimi në Twitter, tha se misioni tregoi vullnetin e Evropës për të mbështetur Ukrainën ndërsa ajo mbrohet kundër Rusisë.

“Misioni i Ndihmës Ushtarake të BE-së për Ukrainën është dëshmi e vendosmërisë sonë për të mbështetur Ukrainën: ushtarakisht, financiarisht, ekonomikisht dhe politikisht”, ka shkruar Borrell.

Ministrat e Jashtëm të BE-së nënshkruan misionin më 14 nëntor. Fillimi zyrtar ishte një ditë më vonë. Disa shtete të BE-së tashmë po trajnojnë ushtarët ukrainas në bazë të marrëveshjeve kombëtare.

Gjithsej deri në 15 000 ushtarë do të trajnohen në 20 vende anëtare.

“1100 ushtarë tashmë janë duke u trajnuar. Misioni do të gjenerojë oferta trajnimi për të adresuar nevojat e Ukrainës”, tha Borrell.

Bundeswehr i Gjermanisë ka planifikuar të marrë pjesë me manovra luftarake dhe taktike. Në total, në Gjermani pritet të trajnohen deri në 5000 ushtarë ukrainas.

/GazetaSinjali/