image Borrell i takon bashkë Osmanin e Vuçiqin në New York - FOTO

Politikë

Borrell i takon bashkë Osmanin e Vuçiqin në New York – FOTO

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar sot në New York, takim ky i cili vjen nën organizimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Osmani tha se në diskutim, ka ritheksuar se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik.

“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/pfbid0feS5AWfcpsLva67RK3z5EycScpyZaN3saVJEBYbHD7Dc6vQe4LZzV4f1ZsTsJjDRl?cft[0]=AZVfPmXOLlMPKLX8llGS_cZTKwXKdioIn6NLT5IOnSDI49mR7j0NYuS8UtyNrCIMShdpGffX9r5iPHP6wkDYGwmmX3DVlcKadXN3f0fWcu-WrmYvoA9fjuT9tdRWjVKOXvcVZjEckZgMuZGK_aKi0dbKoJdMoBOysm_v3qv0GASJfd07HfMCTOQ9PfX3cYvzdMc&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/