Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar sot në New York, takim ky i cili vjen nën organizimin e përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.
Osmani tha se në diskutim, ka ritheksuar se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik.
“Integrimi euroatlantik vazhdon të jetë rruga e vetme për të siguruar paqe dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe përtej tij. Në takimin e sotëm të organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në New York, ritheksova se dhënia e statusit të vendit kandidat për Kosovën është interes strategjik”, ka shkruar Osmani.