Liberalizimi i vizave nuk dihet se kur do të ndodhë.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Joseph Borell, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi hezitoi të japë afat kohor për liberalizimin e vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Sinjali.
Borell tha se nuk mund të premtoj asgjë, por shtoi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për ta marrë liberalizimin e vizave.
“Unë nuk mund të ju premtoj se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave sepse ky vendim merret nga shtetet anëtare. Por mund të them se nga ana e Komisionit Evropian, Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe është koha e duhur që të përfundojë ky process… Një vendim i tillë do të merret. Ne e kemi mbështetur Kosovën dhe ju e dini shumë mirë se më shumë se 1 miliard euro janë investuar këtu nga Bashkimi Evropian”, tha Borell.
Borell ndër tjerash theksoi se Kosova është në interes të Bashkimit Evropian dhe se BE nuk ndërhyn në formimin e qeverisë së re. /Gazeta Sinjali/