Pas reshjeve të mëdha të borës, Policia e Kosovës ka dalë me një apel për qytetarët e vendit, duke i lutur që të jenë vigjilent gjatë vozitjes.
Policia ka kërkuar që të gjithë të jenë të pajisur me goma të dimrit.
“Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt me automjet gjatë kësaj periudhe.”
“Kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht drejtuesve është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet. Policia e Kosovës me njësitet e saj po ndërmerr dhe do të ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin, me të vetmin qëllim reduktimin e aksidenteve dhe krijimin e një sigurie më të madhe në rrugët tona.”