Sot do të ketë mot kryesisht me vranësira edhe gjatë ditëve në vijim. Sipas Prishtina weather të premten priten reshje të dobëta shiu e bore, e të shtunën më ftohtë dhe reshje të dobëta bore.
15.12.2021 – Mbetet mot i ftohtë dhe i qëndrueshëm ditën e enjte, kryesisht me vransira. Ditën e premte kalimi i një fronti në lindje të rajonit, sjell mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore, e ditën e shtunë do të mbajë mot më i ftohtë, me erë, kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.
Ditën e diel dhe të hënë, vransirat mbesin dominante, të hënën pasdite mundësi për reshje të dobëta shiu e bore.
Periudha më të zgjatura të qetësisë ditën e enjte, edhe mbajnë ndotësit ajror më të përqendruar pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. Nga dita e premte dhe shtunë, fuqizimi i erës mbanë ndotësit e shpërndarë, e indeksi kalon edhe në vlera të pranueshme, e të shtunën edhe në të mira.16.12 – Kryesisht me vranësira, gjatë ditës edhe intervale me diell nga Dukagjini. Vonë në mbrëmje vende-vende mundësi për riga shiu të përziera edhe me fjolla bore.17.12 – Vranësira e intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.18.12 – Më ftohtë, kryesisht me vranësira e erë. Kohëpaskohe me mundësi për rrebeshe të dobëta bore.19.12 – Ftohtë, kryesisht me vranësira, e intervale me diell gjatë ditës.20.12 – Kryesisht me vranësira. Pasdite me mundësi për reshje të dobëta shiu dhe bore.
Temperaturat minimale ditëve të ardhshme do të luhaten nga -3C deri 0C, e maksimalet të premten rriten deri në 5C e 7C, në fundjavë zbresin edhe në 0C.Erërat fryjnë kryesisht nga krahu verior 3-12m/s, të shtunën me hove edhe mbi 15m/s.
Shtypja atmosferike me rritje lartë mbi vlera normale.