image Borë apo shi? Kështu do të jetë moti gjatë gjithë javës

Kosovë

Moti/ Borë apo shi? Kështu do të jetë moti gjatë gjithë javës

news image

Nga e hëna pritet që moti të jetë me vranësira dhe reshje lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga data 27 janar e deri me 31 janar do të ketë motë të ndryshueshëm dhe herë- hërë i shoqëruar me reshje shiu.

Dita e hënë, e mërkura dhe e enjtja të javës së fundit të muajit janar, pritet të sjellin shi në Kosovë..

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

IHMK thotë se këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetarët./ Gazeta Sinjali/